KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Avioni MH370 : Piloti bënte prova fluturimi, dyshohet vrasja në masë
Avioni MH370 : Piloti bënte prova fluturimi, dyshohet vrasja në masë

Avioni MH370 : Piloti bënte prova fluturimi, dyshohet vrasja në masë

Autoritetet australiane kanë konfirmuar që në kompjuterin ku bënte prova fluturimi kapiteni i avionit i Malaysia Airlines, avion i cili u zhduk nga radarët në mars të vitit 2014, ishte bërë një provë fluturimi në të njëjtën rrugë mbi Oqeanin Indian jugor ku mendohet të ketë rënë dhe fundosur avioni.

Të premten e shkuar New York Magazine kishte publikuar lajmin sipas së cilës më pak se një muaj para zhdukjes së avionit, piloti Zaharie Ahmad Shah kishte bërë prova me një kompjuter shtëpie për disa fluturime, ndër të cilat një rrugë të ngjashme me atë që ka ndjekur avioni MH370 i shoqërisë Malaysia Airlines.

Këto njoftime, që sipas New York Magazine hedhin dyshime rreth një vrasjeje-vetëvrasëse në masë të paramenduar nga piloti, dalin nga një analizë e Zyrës Federale të Hetimit (FBI)në SHBA. Megjithatë, policia e Malajzisë përgenjeshtron t’i ketë dhënë ndonjëherë dokumente apo lajme ndonjë autoriteti të huaj, përfshirë këtu edhe FBI-në, edhe pse dy vite më parë, menjëherë pas incidentit, ministri i Transporteve i Malajzisë pohoi se edhe FBI-ja po analizonte të dhënat e kompjuterit ku bënte provat e fluturimit piloti i Malaysia Airlines.