KRYEFAQJA » LAJME » Avokatët paralajmërojnë bojkot, Manjani u bën thirrje për të mos braktisur detyrën
Manjani zyrtarëve të drejtësisë: Distancohuni nga veprimet korruptive

Avokatët paralajmërojnë bojkot, Manjani u bën thirrje për të mos braktisur detyrën

Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendosi që ditën e hënë më 8 shkurt të bojkotojë të gjithë proceset gjyqësore. Në njoftim mediatik bëhet e ditur se ky akt ndërmirret si shenjë proteste për ndryshimet e fundit ligjore, që përcaktojnë pagën mujore për personat që ushtrojnë profesione të lira. Ligji i cili hyri në fuqi më 21 janar konsiderohet nga avokatët shqiptarë si akt që cënon rëndë liritë dhe të drejtat kushtetuese dhe ligjore në ushtrimin e profesionit të avokatit. Dhoma Kombëtare e Avokatisë bën të ditur se avokatët që shqyrtojnë vetëm masat e sigurisë do të paraqiten në séance gjyqësore ndërsa çdo avokat tjetër që merr pjesë në një process gjyqësor paralajëmrohet se do të ndiqet nga komisioni i disiplinës.
Lidhur me këtë vendim të Dhomës Kombëtare të Avokatëve ka reaguar ministri i drejtësisë Ylli Manjani. Ai u ka bërë thirrje avokatëve që të mos braktisin detyrën në shërbim të publikut. Ministri në mënyrë të veçantë kërkon nga avokatët të mos braktisin seancan gjyqësore të masave të sigurisë. Duke kërkuar që avokatët e shërbimit ligjor falas të jene të gatshëm për të dhënë shërbimet e tyre.