KRYEFAQJA » LAJME » Avokati i popullit thirrje bashkive për shërbime për personat me aftësi të kufizuara
Avokati i popullit thirrje bashkive për shërbime për personat me aftësi të kufizuara

Avokati i popullit thirrje bashkive për shërbime për personat me aftësi të kufizuara

Mungesa e investimeve në infrastrukturë për personat me aftësi të kufizuar çdo ditë e më shumë po bëhet një problem serioz për këtë kategori. Avokati i Popullit u është drejtuar kryetarëve të bashkive që të bëjnë të mundur aksesin në strehim, transport, arsimim, punësim dhe shërbime për personat me aftësi të kufizuara. Institucioni i Avokatit të Popullit i kërkoi ministrisë së arsimit që fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara të kenë mundësi të arsimohen pranë familjeve të tyre, duke qenë se për ta është jetike asistenca e mësuesëve ndihmës por edhe e mjeteve didaktike të posaçme.