KRYEFAQJA » LAJME » Avramopulos për krizën e refugjatëve: “Shqipëria nuk do gjendet vetëm në këtë çështje”
Avramopulos për krizën e refugjatëve: "Shqipëria nuk do gjendet vetëm në këtë çështje"

Avramopulos për krizën e refugjatëve: “Shqipëria nuk do gjendet vetëm në këtë çështje”

Kriza e refugjatëve me të cilën po përballen vendet e Europës dhe veçanërisht vendet e Ballkanit, kanë dominuar në takimet intensive që Komisionerin e Bashkimit Europian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopulos, zhvilloi të premten në Tiranë. Pas takimeve me kryeministrin Rama, presidentin Nishani, ministrin e jashtëm Bushati dhe ministrin e brendshëm Tahiri, komisioneri i lartë europian, doli në një konferencë shtypi.
Ministri Tahiri tha se }ështja e emigrantëve është një emergjencë humanitare. “Shqipëria e gatshme të bëjë detyrat e saj, të mbajë përgjegjësitë e veta, kjo në kuadër të një plani të përgjithshëm europian” tha zoti Tahiri. Ministri i brendshëm shqiptar u shpreh optimist kur tha se “Të gjithë bashkë mund t’ia dalim ta përballojmë”. “Do bashkëpunojmë nga shkëmbimi i informacionit deri te strukturat e përbashkëta për pritjen. Një plan të përbashkët dhe në kohë, që çdo veprim të na gjejë të përgatitur për një lëvizje potenciale të emigrantëve në Shqipëri” tha i vendosur ministri i brendshëm shqiptar.
Komisioneri i Bashkimit Europian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopulos, nga ana e tij vlerësoi Shqipërinë në punën që ka bërë, në atë që ai e cilësoi plani i përbashkët i Rrugës së Ballkanit për emigrantët. Ai pranoi se BE nuk ishte e përgatitur për tu përballur me një situatë të tillë. “Ne ende nuk e dimë se cilat do të jenë pasojat” tha zoti Avramopulos. Ai garantoi se “Shqipëria nuk do gjendet vetëm në këtë çështje”. “Kam mirëpritur lajmin që qeveria ka përgatitur një plan emergjence. KE do të japë të gjithe mbeshtetjen nëse do duhet” tha komisioneri i lartë europian. Zoti Avramopulos bëri të ditur se është “… propozuar që Shqipëria të njihet si një vend i sigurt origjine”, por ajo duhet të bëjë më shumë që të ulet numri i emigrantëve të parregullt.
Zoti Avramopulos dhe zoti Tahiri gjetën rastin të deklarojnë dhe vlerësojnë bashkëpunimin në rritje kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. “Kemi besim që Shqipëria do ta vazhdojë këtë rrugë të mirë!”, “Të vijojë puna me reformat në drejtësi” tha
Komisioneri Bashkimit Europian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopulos pas takimeve të së premtes me zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar.