KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Azerbaxhani dhe Armenia rifillojnë luftimet për Nagorni Karabakun
Azerbaxhani dhe Armenia rifillojnë luftimet për Nagorni Karabakun

Azerbaxhani dhe Armenia rifillojnë luftimet për Nagorni Karabakun

Azerbaxhani dhe Armenia kanë shkëmbyer akuza për përgjegjësi në luftimet e dhunshme që filluan në rajonin Nagorni-Karabakut ditët e fundit, ku janë vrarë më shumë se 20 persona.
Ministria e Mbrojtjes e Azerbaxhanit njoftoi në një deklaratë se 12 luftëtarë të saj kanë vdekur. Ndërsa sipas zyrtarëve në Jerevan, Armenia ka humbur më shumë se 10 ushtarë në këto luftime. Ndërkohë që të dyja palët vlerësojnë se numri i të vdekurve në palën tjetër është shumë më i lartë.
Dy ish-republikat sovietike kanë luftuar për dekada në rajonin Nagorni-Karabak, që popullohet kryesisht nga armenianë kristianë, por që OKB-ja e njeh si pjesë të Azerbaxhanit.