KRYEFAQJA » LAJME » Baba Mondi, drekë me jetimët me rastin e ditëlindjes së tij
baba mondi, kryegjyshi bektashinjve, ditelindje, dreke me jetimet, 57 vjetori

Baba Mondi, drekë me jetimët me rastin e ditëlindjes së tij

Në 57 vjetorin e lindjes Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj shtroi një drekë për 200 fëmijë, jetimë dhe fëmijë me familje të varfëra. Këtë drekë bamirësie, Kryegjysh Brahimaj e nisi me faljen e vaktit të ushqimit dhe me një apel për komunitetet e tjera fetare në vend, për tu qëndruar sa më afër këtyre fëmijëve jo vetëm me ndihma materiale por me një mbështjetje më të madhe që ata të ndjehen të barabartë.

Baba Mondi qëndroi në këtë drekë bamirësie pranë fëmijëve dhe u dha atyre bekimin për një të ardhme me paqe e begati dhe uroi që ata të rriten dhe të jenë të integruar si të gjithë fëmijët e tjerë.