KRYEFAQJA » LAJME » Baba Mondi, nesër në Vatikan
baba mondi ne vatikan, kreu bektashinjve, vizite, papa francesku, harmonia fetare

Baba Mondi, nesër në Vatikan

Të mërkurën në Vatikan kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj do të takohet me Papa Françeskun. Kreu i bektashinjve ka mbërritur sot në selinë e shenjtë ku është pritur nga sekretari i këshillit papnor për marrëdhëniet ndërfetare, Augusto Kiksod Miguel, i cili ka uruar mirëseardhjen. Takimi mes Atit të shenjtë dhe kryegjysit të Bektashinjve vlerësohet si historik, pasi është takimi i parë i Papës me një lider të komuniteteve fetare të Shqipërisë. Kjo vizitë, vjen në vitin e shenjtërimit të Nënë Terezës dhe lumturimit të 38 martirëve shqiptarë të persekutuar gajtë regjimit komunist dhe synon të forcojë dialogun ndërfetar.

Në një kohë kur bota po përballet me sulme terroriste në emër të fesë, ky takim fuqizon dialogun fetar mes religjioneve të ndryshmë dhe mbështet paqen në botë, duke përcjellë edhe njëherë mesazhin e harmonisë fetare, si një vlerë të shqiptarëve, vlerësuar dhe nga Ati i shenjtë gjatë vizitës në vendin tonë.