KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Babai” fiton TIFF
"Babai" fiton TIFF

“Babai” fiton TIFF

Filmi “Babai” me regjinë dhe skenarin e Visar Morinës, u shpall fitues i edicionit të XIII-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, TIFF 2015. Cermonia ndarjes së 23 çmimeve u organizua në kinema “Millenium” në Tiranë. Festivali nisi më 28 tetor dhe gjatë ditëve të tij u shfaqën 120 filma të gjinive të ndryshme, pjesmarrës dhe fitues në aktivitet të ndryshme kinematografike në të gjitha botën. Tërhoqën vemendjen filmi “Burrnesha”, “Babai”, “Amsterdam Express”, “Pikadero”, “Xenia” “Raul”, “Banat” etj.
Temat e trajtuara ishin mjaftë interesante dhe mbresëlënëse. Filmi fitues “Babai” sjell rrëfimin e një fëmije i cili shet cigare bashkë me babain e tij, në vitet nëntëdhjetë, ku babai me çdo mënyrë dëshiron të emigrojë në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të.“Babai” është prodhuar nga një ekip filmik ndërkombëtar, ndërsa shumica e aktorëve janë kosovarë. Filmi ka merituar çmime edhe në festivale të tjera ndërkombëtare.