KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bah: Sistemi i anti-dopingut duhet rishikuar
EPA/LARRY W. SMITH
EPA/LARRY W. SMITH

Bah: Sistemi i anti-dopingut duhet rishikuar

Kreu i lëvizjes olimpike botërore, Tomas Bah, ka pranuar se sistemi aktual i luftës kundër dopingut në sport ka problem serioze dhe duhet rishikuar. Tomas Bah tha se: “Politika e IOC-së është shumë e qartë: Ne nuk dëshirojmë që sportistët të konkurrojnë nëse janë dënuar në të shkuarën. Por kjo kërkesë na është hedhur dy herë poshtë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Megjithatë, ajo që është e qartë për ne si Komitet Olimpik Ndërkombëtar, është se duhet rishikuar sistemi i anti-dopingut. Ne do të bëjmë disa propozime mbi këtë temë, mbi mundësinë e kryerjes së kontrolleve të anti-dopingut në të gjithë organizmat sportivë”. Presidenti i Komitet Olimpik Ndërkombëtar ka këmbëngulur tek rëndësia e imazhit të pastër të sportit.

Tomas Bahu është shprehur mjaft i kënaqur me mbarëvajtjen e Lojërave të 31-ta Olimpike dhe për cilësinë e garës në to.