KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bajden: Kujdesuni për punonjësit siç kujdeseni për aksionerët
Bajden: Kujdesuni për punojsit siç kujdeseni për aksionerët

Bajden: Kujdesuni për punonjësit siç kujdeseni për aksionerët

Pjesëmarrësit në forumin botëror ekonomik të Davosit, morën një leksion të hidhur nga zëvëndëspresidenti amerikan Xho Bajden, i cili kritikoi politikat që rrisin pabarazinë e të ardhurave dhe u tha të pasurve të ndalojnë dërgesat e të ardhurave të tyre jashtë shtetit, përmes të cilave ata shmangin taksat. Zëvëndëspresidenti amerikan, vuri theksin tek rëndësia e klasës së mesme, duke deklaruar se klasa e mesme, e cila është shtylla kurrizore e ekonomive dhe demokracive botërore, po përballet tashme me kërcënimet nga ndryshimet teknologjike. Ai u kërkoi drejtoreve ekzekutivë të kompanive që marrin pjesë në forumin botëror ekonomik të Davosit të kujdesen për punonjësit e tyre ashtu siç kujdesen për aksionerët e kompanive të tyre.

Apeli im është: përqafoni detyrimet tuaja ndaj punonjësve tuaj ashtu siç bëni me aksionerët tuaj”, u shpreh Bajden, i cili gjithashtu kritikoi tendencat e fundit të kompanive të cilat u kthejnë male parash investitorëve duke blerë aksione në vend që të investojnë për te ardhmen.

Rreth 2500 pjesëmarrës nga më shumë se 100 vende të botës, mes të cilëve dhe 40 presidentë shtetesh, marrin pjesë në forumin botëror ekonomik, punimet e të cilit filluan sot në Davos te Zvicrës.