KRYEFAQJA » LAJME » Bajden mbërrin në Beograd
xho bajden, zv. presidenti amerikan, beograd, vizite

Bajden mbërrin në Beograd

Zv/presidenti amerikan Xho Bajden ka mbërritur në Beograd në aeroportin “Nikola Tesla” të Serbisë. Diplomati ka arritur dy orë me vonesë dhe është pritur nga kryeministri serb Aleksander Vuçiç. Shkak i vonesës së Bajden ishte moti i keq në SHBA. Zv/presidenti amerikan do të zhvillojë takime me zv/kryeministrin serb Ivica Daçiç, kryeministrin Aleksander Vuçiç dhe presidentin e vendit Tomislav Nikolic. Bajden më pas do të vizitojë Kosovën për t’u takuar me drejtues të lartë të institucioneve. Sipas Ambasadës Amerikane, qëllimi i vizitës së njeriut të dytë në administratën e Barak Obamës, është mbështetja e proçeseve demokratike nëpër të cilat po kalon Kosova.