KRYEFAQJA » LAJME » BAJERNI I MYNIHUT KËRKON ELSEID HYSAJN?
bajerni mynihut, kerkon, elseid hysajn, napoli, vezhgues

BAJERNI I MYNIHUT KËRKON ELSEID HYSAJN?

Që pritet të jetë një nga lojtarët kuqezinj më të lakuar të merkato së verës, kjo dihej, por shenjat janë për një hap të madh në karrierë. Lojtari i Kombëtares, Elseid Hysaj, është në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdhenj dhe është pikërisht Bajerni i Mynihut po interesohet për ta transferuar atë në “Allianz Arena”. Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane, “‘Tuttosport”, kampionët e Gjermanisë janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro për të arritur një marrëveshje me klubin e Napolit për firmën e shkodranit. Dhe e gjithë kjo nuk është e ka nisur nga hiçi. Sezoni i mirë me fanellën e Napolit ka detyruar të hënën klubin e Bajernit të Mynihut të dërgojë në stadium vëzhgues për të parë nga pranë mbrojtësin e Napolit. Hysaj mund të jetë një prej atyre lojtarëve të cilët Napoli mund t’i shesë duke përfituar të ardhura të mira financiare.