KRYEFAQJA » LAJME » Balaj shënon dy gola, i jep fitoren “Terek Groznin-it” të Rusisë
Balaj, fitore, 2 gola, terek, zeniti,

Balaj shënon dy gola, i jep fitoren “Terek Groznin-it” të Rusisë

Sulmuesi shqiptar, Bekim Balaj shënoi sot 2 gola për Terek Groznin në ndeshjen kundër Zenit Shën Petërsburg. Golat u shënua në pjesën e parë të ndeshjes, teksa Zenit kaloi i pari në avantazh, por golat e Balajt e përmbysën rezultatin, dhe i dhanë fitoren skuadrës së Balajt. Pjesa e dytë u mbyll pa gola, pavarësisht përpjekjeve të Zenitit, duke i dhënë ekipit të Groznit tre pikët dhe një fitore të rëndësishme për renditjen.