KRYEFAQJA » LAJME » Balla ka përshëndetur rezolutën për shqipërinë të miratuar nga parlamenti europian

Balla ka përshëndetur rezolutën për shqipërinë të miratuar nga parlamenti europian

Deputeti i partisë socialiste,Taulant Balla ka përshëndetur rezolutën për shqipërinë të miratuar nga parlamenti europian. Balla ka kërkuar që të ecët me reformën në drejtësi.Pas miratimit të rezolutës për Shqipërinë nga Parlamenti Europian, deputeti socialist Taulant Balla e ka përshëndetur nga foltorja e Kuvendit. Sipas tij, miratimi i rezolutës inkurajon reformën në drejtësi. Rezoluta është përshëndetur edhe nga deputeti demokrat Aldo Bumci, edhe pse sërish ka patur lexime të ndryshme për të. Parlamenti Europian miratoi rezolutën për shqipërinë në të cilën sërish apelohet për miratimin e reformës në drejtësi.