KRYEFAQJA » LAJME » Balla në parlament, Reformë në Drejtësi ose zgjedhje të parakohshme
Balla në parlament, Reformë në Drejtësi ose zgjedhje të parakohshme

Balla në parlament, Reformë në Drejtësi ose zgjedhje të parakohshme

Ndërsa opozita e djathtë shqiptare po vazhdon me këmbëngulje aksionin e saj kundërshtues, maxhoranca e majtë ka kërcënuar edhe me mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Në seancën plenare të së enjtes, palët lëshuan deklarata të forta.
Deputetët demokratë duke braktisur punimet e seancës plenare, thanë se parlamenti do të konsiderohet i papranueshëm deri në plotësimin e kërkesave që lidhen me ligjin e dekriminalizimit, funksionimin e komisioneve hetimore dhe dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të deputetëve socialistë të cilët akuzohen se kanë përfituar fonde publike. “Ne këtë situatë parlamenti bëhet absolutisht i papranueshëm. Ose do të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese ose opozita nuk do e pranojë kurrë një parlament të tillë. Ne këtu po mbrojmë interesat jetike të qytetareve shqiptare dhe te pasurive të tyre” deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha i cili duke se mban lart flamurin e kundërshtimit opozitar.
Deklaratave të opozitës ju është përgjigjur nënkryetar i grupit socialist Taulant Balla. Ashtu si dhe kreu socialist Edi Rama, ai ka paralajmëruar opozitën që të votojë reformën në drejtësi, përndryshe humbja e tyre në zgjedhjet e ardhshme do të jete katastrofale. Por zoti Balla ka shkuar dhe më tej kur i ka vënë deputetet e opozitës në dilemë: O reformën në drejtësi, o zgjedhje të parakohshme, ka thënë ai.
Deklaratat vijnë në një kohë kur të dy palët po akuzojnë njëra tjetrën se po mundohet të minojnë miratimin e Refomës në Drejtësi, e cila po kërkohet me ngulm nga komuniteti ndërkombëtar.