KRYEFAQJA » LAJME » Balla takohet me përfaqësues të lartë të Bundestagut gjerman për përforcimin e reformës në drejtësi
balla-

Balla takohet me përfaqësues të lartë të Bundestagut gjerman për përforcimin e reformës në drejtësi

Emergjenca e reformës në drejtësi iu përforcua politikës shqiptare edhe nga përfaqësues të lartë të Bundestagut gjerman. Gjatë takimeve zhvilluar në Berlin me zv presidentin e bundestagut Johanes Zighmaher, kreun e komisionit parlamentar për çështjet e BE dhe zëdhënësin për politikën e jashtme në Bundestag Nils Ann me delegacionin parlamentar shqiptar kryesuar nga Taulant Balla, përmbyllja e reformës në drejtësi u risoll si parakusht për hapjen e negociatave integruese të vendit.
Balla bëri të njohur gjithashtu se në takimet e zhvilluara , reforma në drejtësi u vlerësua si një garanci juridike për investimet gjermane në Shqipëri që nuk do të mbeten vetëm në fushe të turizmit.