KRYEFAQJA » LAJME » Futboll politik, Ballkani mund BE
Futboll politik, Ballkani mund BE

Futboll politik, Ballkani mund BE

Organizatorët e Samitit të Vjenës duket se kanë menduar jo vetëm për momente pune, por edhe relaksi gjatë zhvillimit të tij. Ata organizuan një takim futbolli mes politikanëve të BE dhe “BE e ardhme”, ku bënin pjesë politikanët ballkanikë. Takimi ka përfunduar 4-2 për ekipin e “BE e ardhme”. “Edhe pse ekipi i BE dukej në formë të mirë u shpërbë shpejt falë lojës së mirë kundërshtarit, ku bënin pjesë kryeministra e përfaqësues të tjerë të vendeve të Ballkanit që në vitin 1990 bënë një luftë të ashpër ndaj njëri-tjetrit” shkruante me humor agjensia Rojter. Me golat e tyre  kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe ministri Kosovar për Integrime Bekim Çollaku i dhanë fitoren ekipit të Ballkanit. “Kosova në sport, sikurse në politikë dha një kontribut thelbësor për progresin dhe fitorën e Ballkanit. Europës i nevojitet energji e re” shkruante me këtë rast në rrjetet sociale ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi. Takimi u gjykua nga komisioneri Johanes Hahn dhe ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç. Kryeministri shqiptar Rama, gjatë debatit në samit lajmëroi se nuk do të luante.