KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ban Ki Moon,në krye të OKB-së mirë do ishte një femër
Ban Ki Moon

Ban Ki Moon,në krye të OKB-së mirë do ishte një femër

Ban Ki-moon përfundon mandatin e Sekretarit të Përgjithshëm në 31 dhjetor 2016 ndërsa procesi për zgjedhjen e pasardhësit të tij ka nisur. Nëse përzgjedhja e pasuesit do të ishte në dorë të Ban Ki-moon, atëherë ajo do të ishte një grua. Diplomati koreano-jugor deklaroi se janë bërë 70 vjet që në krye të një organizate të tillë ndërkombëtare, nuk është një grua. Nga 11 kandidatë, vetëm 5 prej atyre që garojnë janë gra. Kushdo që e merr rolin, tha Ban Ki-moon, duhet të ketë vizionin e qartë sesi e deshirojnë botën në të ardhmen, duhet të njohin vlerat e paqes apo edhe t’i japin dorë respektimit të të drejtave të njeriut. Kandidatët për vitin 2016 janë nga Amerika Latine, Europa Perëndimore, Australia dhe Europën Lindore. Ish-ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç është ndër kandidaturat kryesore për të pasuar Ban Ki-moon. Jeremiç ka marrë tetë vota “kurajimi” nga 15 vendet e Këshillit të Sigurimit, duke u renditur i dyti. Preferenca e parë është portugezi Antonio Guterres, që siguroi 11 vota “kurajimi” në Këshill. Ndërsa në vendin e tretë u rendit kandidatura e diplomates argjentinase, Susana Malcorra.