KRYEFAQJA » LAJME » Ban Ki Mun i pakënaqur për moszbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi
358916_1

Ban Ki Mun i pakënaqur për moszbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki – Moon, ka shprehur shqetësimin e tij rreth ritmit të ngadalshëm të zbatimit të marrëveshjeve të dala nga dialogu i Kosovës me Serbinë. Në raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën, që do të publokohet sot, thuhet se në Kosovë ka mbetur akoma shumë punë në promovimin e tolerancës dhe pajtimit mes komuniteteve. “Duhen siguruar të drejtat e pakicave, të krijohen kushte për kthimin e të zhvendosurve, të përkrahen të drejtat e tyre të pronësisë dhe të ruhen traditat fetare pa pengesa”, thuhet në raportin që përfshin periudhën 16 janar deri më 15 prill 2016. Në raport theksohen angazhimet nga ana e Kosovës në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, por sipas tij marrëveshjet duhet të gjejnë zbatim të plotë. “Ndonëse me shqetësim vërehet ritmi i ngadalshëm i zbatimit të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos në 12 muajt e fundit, shpresoj se do të merren hapa pozitiv edhe nga ndërmjetësuesit e BE-së, për të përfunduar hapat e mbetura dhe për zgjidhjen e çështjeve të tjera në të ardhmen”, ka thënë Ban Ki Mun.