KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ban Ki Mun: Terroristët të vihen para drejtësisë
Kreu i OKB Ban Ki Mun bën thirrje për qetësi në Turqi

Ban Ki Mun: Terroristët të vihen para drejtësisë

Në një intervistë të posaçme kushtuar luftës kundër terrorizmit, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun dënoi ashpër sulmet terroriste të Parisit dhe tha se lufta kundër autorëve që kryejnë sulme të tilla duhet të vazhdojë me këmbëngulje. Por zoti Ban tërhoqi vërejtjen duke thënë se operacionet ushatrake kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak duhen kryer me kujdes, që të mos e pësojnë prej tyre civilët e pafajshëm. Lidhur me incidentin e rrëzimit të avionit rus nga Turqia, ai kërkoi bashkëpuim më të ngushtë mes shteteve për të shmangur ngjarje të tilla.