KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Banesa e Abatit Prend Doçi në qytezën e Rubikut rrezikon shembjen
Banesa e Abatit Prend Doçi në qytezën e Rubikut rrezikon shembjen

Banesa e Abatit Prend Doçi në qytezën e Rubikut rrezikon shembjen

Në hyrje të qytetit të Rubikut në lagjen Paraspor ndodhet një ndërtesë 136 vjeçare. Madje një pjesë e saj është ndërtuar para më shumë se 200 vjetësh. Ajo është ndërtuar nga Abati, Prend Doçi dhe të afermit e tij në vitin 1880 dhe sot është e ndarë në 9 hyrje. Ajo është tërësisht e amortizuar dhe gjëndja e saj rrezikon seriozisht jetën e banorëve që banojnë në të.
Por këtyre familjeve edhe sikur të kishin mundësi ekonomike nuk ju lejohet të bëjnë as gjënë më të vogël pasi objekti është shpallur monument kulture me 7 janar 2015 dhe banorët janë lajmëruar të largohen prej banesës dhe të mos bëjnë asnjë lloj restaurimi.
Ata i janë drejtuar ministrisë së kulturës ku i kërkojnë ti gjendet strehim. Ministria i është drejtuar bashkisë Rreshen, që ti zgjidhe problemin e strehimit këtyre familjeve por drejtuesit e bashkisë sipas banorëve, u kanë thënë  “shkoni ku të doni, skemi çfarë t’ju bëjmë”. Por Ligji 9048 datë 7.4.2003 për trashigiminë kulturore parashikon se shteti Shqiptar bëhet menjëherë pronar i ligjshëm i objekteve të trashigimisë kulturore të cilat nuk janë në pronësi shtetërore, por që janë të vjedhura ose të humbura, nëse pronari i tyre nuk identifikohet. Por ky objekt nuk është as i vjedhur e as i humbur, ai është i trasheguar nga trashigimitarët e familjes Doçi, që vazhdojnë të banojnë në këtë objekt të shpallur monument kulture.