KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bangladesh, 24 viktima, 500 mijë të zhvendosur nga cikloni
cikloni

Bangladesh, 24 viktima, 500 mijë të zhvendosur nga cikloni

Cikloni Roanu ka goditur zonat bregdetare të Bangladeshit, duke detyruar gjysmë milioni njerëz të largohen nga shtëpitë dhe duke lënë të paktën 24 persona të vrarë. Ai nisi të shtunën dhe ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Stuhia sot është dobësuar, por reshjet e furishme të shiut vazhdojnë. Disa porte janë mbyllur dhe linjat e energjisë kanë rënë në gjithë vendin. Mes të vrarëve janë një nënë dhe vajza e saj, të cilat kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut në qarkun Çitagong.