KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bangladesh: Nderohen viktimat në Daka
Bangladesh: Nderohen viktimat në Daka

Bangladesh: Nderohen viktimat në Daka

Në ditën e dytë të zisë kombëtare pas atentatit në restorantin e Dakës, kryeministrja e Bangladeshit Sheikh Hasina ka nderuar sot viktimat. Në një ceremoni në stadiumin e ushtrisë, në 10:00 sipas orës lokale, ka vendosur kurora me lule mbi arkivolat, bëjnë të ditur mediat lokale.

Arkivolat janë vendosur në një vend të sheshtë të bërë me flamujtë e Indisë, Italisë, Bangladeshit, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendet e viktimave. Në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të shteteve që kishin humbur qytetarët e tyre. Më pas kanë bërë nderimin e tyre familjarët dhe qytetarët e tjerë.