KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bangladesh, varet lideri i partisë më të madhe islamike

Bangladesh, varet lideri i partisë më të madhe islamike

Bangladeshi ekzekutoi gjatë natës me varje udhëheqësin e një partie islamike pasi u gjet fajtor për krime të kryera gjatë luftës për pavarësi nga Pakistani në vitin 1971. Motiur Rahman Nizami, 73 vjeç, u ekzekutua ne mjediset e burgut ku mbahej qe nga dita kur gjykata shpalli vendimin. Nizami u gjet fajtor për genocid, përdhunim dhe tortura. Ai ishte udhëheqesi i partisë më të madhe islamike në Bangladesh, Xhamat-e-Islami. Qindra njerëz u mblodhën pranë burgut në Daka për të festuar ekzekutimin e tij. Bangladeshi thotë se ndjekja penale është e nevojshme për të shëruar plagët e konfliktit, por grupet e të drejtave të njeriut thonë se gjykimet nuk iu përmbahen standardeve globale dhe se nuk kanë mbikëqyrje ndërkombëtare.