KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bangladesh, vidhen 950 milionë dollarë nga banka qëndrore
bangladesh vjedhje kibernetike fbi transferta banka nju jorkut

Bangladesh, vidhen 950 milionë dollarë nga banka qëndrore

Të dielën, policia e Bangladeshit u takua me agjentë të FBI-së, pasi në bankën qëndrore të qytetit është bërë një vjedhje kibernetike e 951 milionë dollarëve, më e madhja në historinë e vendit.

Sipas policisë, hetimet paraprake synojnë të identifikojnë origjinën e një transferte prej 81 milion dollarëve që Banka Federale e Nju Jorkut kreu në bankën e Bangladeshit për disa kazino në Filipinë.

Transferta, një nga vjedhjet më të mëdha kibernetike të historisë, gjëndej midis 35 kërkesave që hakera të ndryshëm bënë nga Banka e Nju Jorkut në shkurt të këtij viti.

Fazle Kabir, më herët drejtor i financave, mori drejtimin si kre i bankës qëndrore pasi ish-guvernatori Atiur Rehman dha dorëheqjen një muaj pas vjedhjes.

Gjithashtu, të dielën gjatë takimit midis policisë amerikane dhe asaj të Bangladeshit, bashkëshortja e njërit prej hetuesve të krimit në vend, tha se i shoqi është zhdukur që prej të enjtes së kaluar, pasi i tha hetuesve të tjerë se i dinte numrat e identitetit të tre prej hakerave.

Hetimet e deri tanishmë thonë se kriminelë nga gjashtë vende të botës janë përfshirë në këtë vjedhje.