KRYEFAQJA » LAJME » Banka e Gjakut, rritet cilësia e kontrollit të gjakut të dhuruar

Banka e Gjakut, rritet cilësia e kontrollit të gjakut të dhuruar

Një aparaturë e re është instaluar pranë Bankës së Gjakut në QSUT “Nënë Tereza”. Ajo analizon në mënyrë automatike kampionin e gjakut të dhuruar nga personi vullnetar për praninë e viruseve të Hepatit B,C dhe HIV. Risia qëndron në faktin se kjo teknologji shkurton kohën e testimit të shfaqjes se infeksioneve nga 6 muaj në disa ditë, duke mundësuar gjak të sigurtë për të gjithë personat në nevojë. Mjekja mikrobiologe Rinalda Skëndaj mikrobiologe, thë se “Për hepatitin C periudha dritare shkurtohet në 2.2 dite, për HIV në 4,5 ditë ndërsa për hepatitin B në 16 ditë. Pra ulet “periudha dritare” për infeksionet që kërcënojnë jetën e njeriut në një vend si Shqipëria qe ka prevalencë të lartë të Hepatit B”.
Duke ofruar personalisht gjak në Ditën Botërore të Dhurimit Vullnetar, Minsitri i Shëndetësisë Ilir Beqaj bëri thirrje për sa më shumë dhurime për të shpëtuar jete dhe për tu ardhur në ndihmë fëmijëve talasemike, ndërsa siguroi vashdimësinë e investimeve.
Çdo person që dhuron gjak ka mundësinë të përfitojë një kontroll falas me 14 analiza . Sipas statistikave, Shqipëria ka rreth 9 dhurime gjaku për 1.000 banorë, ndërkohë që nevojat e vendit për gjak janë të mjaftueshme me 20 dhurime gjaku për 1.000 banorë.