KRYEFAQJA » LAJME » Banka e Shqipërisë: Rritja e pagave dhe pensioneve nxit konsumin

Banka e Shqipërisë: Rritja e pagave dhe pensioneve nxit konsumin

Banka e Shqipërisë e vlerëson nismën për të rritur pagat dhe pensionet vitin e ardhshëm, por ky institucion paralajmëron qeverinë të bëj kujdes që kjo levizje të mos prish balancat makroekonomike.
Në daljen e përmuajshme për mediat, pas mbledhjes së Këshillit mbikqyrës, guvernatori Gent Sejko tha se banka qëndrore pret rritje të kreditimit. Këshilli mbikqyrës mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun, në nivelin 1.25%.