KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Banka Qendrore Evropiane paraqet kartëmonedhën e re 50 euroshe
euro 1

Banka Qendrore Evropiane paraqet kartëmonedhën e re 50 euroshe

Banka Qendrore Evropiane paraqiti kartëmonedhën e re të 50 eurove, si masë parandaluese për kartëmonedhën më të falsifikuar. Kartëmonedhat e reja me portret të perëndeshës së Evropës, një karakter nga mitologjia greke, ka të përmirësuara karakteristikat e sigurisë, ndërsa do të lëshohet në qarkullim në prill të vitit 2017. Përdorimi i 50 eurove është katërfishuar në 15 vitet e fundit. Momentalisht, në qarkullim janë 8.5 miliardë të tilla, gjë që tregon rritjen e parave të gatshme në vendet si Gjermania dhe Austria, ku shumë konsumatorë janë të kujdesshëm ndaj formave elektronike të pagesave.