KRYEFAQJA » LAJME » Bankat e Sistemit Evropian ofrojnë mbështetje për Bankën e Shqipërisë
Bankat e Sistemit Evropian ofrojnë mbështetje për Bankën e Shqipërisë

Bankat e Sistemit Evropian ofrojnë mbështetje për Bankën e Shqipërisë

Banka e Francës dhe bankat anëtare të Sistemit Evropian të Bankave Qendrore do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për Bankën e Shqipërisë. Garancitë i janë dhënë Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë një vizite pune dyditore pranë Bankës së Francës. Në takime me Guvernatorin e Bankës së Francës, si dhe me drejtues të tjerë të lartë këtij institucioni, autoritetet kanë biseduar për marrëdhëniet ekonomike dypalëshe, ecurinë e sistemit bankar shqiptar, promovimin e potencialeve të Shqipërisë si dhe në zhvillimet më të fundit në Eurozonë. Duke iu referuar situatës globale financiare, guvernatorët e Bankës së Shqipërisë dhe të Francës ndanë të njëjtin mendim mbi harmonizimin e politikave makroekonomike si përshpejtues në zhvillimin ekonomik të të dy vendeve. Në këtë aspekt Guvernatori Sejko bëri të ditur se Banka e Shqipërisë është në përpjekje të vazhdueshme për përafrimin e legjislacionit bankar me atë evropian.

Komnino