KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » “Bankers Petrolium” fiton ndaj Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore
Qeveria do të çojë "Bankers petroleum" në arbitrazh

“Bankers Petrolium” fiton ndaj Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka humbur betejen ligjore me kompaninë kanadeze prodhuese të naftës, “Bankers Petrolium” e cila operon prej vitesh në Shqipëri. Audituesit ndërkombëtar “Price Waterhouse Cooper” dhe “Navigant” kanë bërë publik vendimin që i jep të drejtë kompanisë Bankers, duke rrëzuar kështu pretendimet e ngritura nga pala shqiptare. Vendimi e detyron qeverinë shqiptare ti ktheje kompanisë 37 milionë dollarë, vlerë që ajo ka derdhur deri me tani, nga fatura totale 57 milion dollarë që qeveria shqiptare pretendonte ti arketonte. Ministria e financave thotë se shuma nuk përbën problem për buxhetin duke garantuar se Bankersit do ti kthehen të gjitha paratë mbrapsht.
Ndërkohë burime nga agjencia e burimeve natyrore i thanë Televizionit Publik Shqiptar se po shqyrtojnë mundesinë e apelimit të këtij vendimi. Të njëjtat burime thonë se brenda kësaj jave AKBN do të vendosë nëse do ti drejtohet apelit apo jo.
Konflikti mes AKBN dhe “Bankers Petrolium” kulmoi vitin e kaluar kur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bllokoi llogaritë bankare të kompanisë kanadeze. Mosmarrëveshjet kanë nisur që në vitin 2011. Një raport i AKBN evidentoi se në këtë vit kanadezët kanë raportuar mbi 300 milionë dollarë shpenzime të pajustifikuara duke shmangur pagesën e tatimit mbi fitimin në shumën 57 milion dollarë taksa. Kompania fillimisht kërcënoi me arbitrazh, por pas negociatave të shumta u gjet një zgjidhje. Bankers nisi ti paguaje detyrimet me këste dhe ndërkohë bashkë me AKBN pajtuan një auditues të huaj për të hedhur dritë mbi këtë çështje.