KRYEFAQJA » LAJME » Banorët e Himarës në protestë për pronat

Banorët e Himarës në protestë për pronat

Banorët e Himarës kanë protestuar sërisht për të mbrojtur pronat që janë planifikuar të prishen për ndertimin e shëtitores së qytetit bregdetar. Mesohet se banorët kanë bërë edhe një peticion drejtuar kryeministrit Rama, ku i kërkojnë ndalimin e prishjes së pronave të tyre për ndërtimin e shëtitores në Himarë.Banorët kanë thënë se ndihen të diskriminuar që nga koha e monizmit dhe se nuk do të lejojnë qeverinë të prishë shtëpitë pasi çdo pëllëmbë ka një zot. Në protestën e pasdites së djeshme i pranishëm ishte edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, forca politike të cilën ai drejton ka në fokus çështjen e pronave.