KRYEFAQJA » LAJME » Banorët e ishujve grekë do propozohen si nobelistë për paqen
Banorët e ishujve grekë do propozohen si nobelistë për paqen

Banorët e ishujve grekë do propozohen si nobelistë për paqen

Banorët e ishujve greke të cilët kanë qënë në frontin e krizës së refugjatëve do të nominohen për çmimin Nobel për paqen. Këta banorë, shumë nga të cilët kanë lënë edhe punët e tyre për të shpëtuar refugjatë në det, do të nderohen për vetësakrificën e tyre.
Qeveria greke është zotuar se do e mbështesë fuqimisht këtë iniciative, dhe një peticion që bën thirrje për nominimin e tyre ka marrë gati 300 mijë firma nga e gjithë bota.
“Banorët e zakonshëm të ishujve grekë dhe vullentarë të tjerë kanë qënë në frontin e krizës europiane të refugjatëve për muaj të tërë, duke hapur zemrat dhe shtëpitë e tyre për të shpëtuar qindra mijëra persona që u larguan nga lufta dhe terrori”, shkruhet në peticion.
Banorët e ishujve greke duhet të nominohen për kurajon dhe mëshiren me të cilën trajtuan ata që ishin në rrezik, dhe për dhënien e një shembulli që duhet ndjekur nga e gjithë bota.