KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Barak Obama mban fjalimin e tij të fundit si President i SHBA-ve

Barak Obama mban fjalimin e tij të fundit si President i SHBA-ve

Në fjalimin e tij të fundvitit, Obama i rikthehet mesazhit të tij të parë si president në vitin 2008 “Yes We Can” – Po, ne mundemi. Fjalimi i tij është mbajtur nën entuziasmin e 20 000 mbështetësve të tij në Mccormick Place,e njëjta qendër kongresesh në te cilën celebroi fitoren kundër rivalit Mitt Romney në zgjedhjet presidenciale 2012. “Ka qenë një nder në jetën time që t’u shërbej, por nuk do të ndalem këtu. Do te jem krah jush, si qytetar”. Obama pranoi se përparimi i vendit nuk ka qënë i njëtrajtshëm., por theksoi se vendi duhet të përpiqet të lëvize përpara që të zgjerohet në mënyrë të vazhdueshme besimi ynë themelues për përfshirjen e të gjithëve. Pas 9 ditësh bota do të jetë deshmitare e trasferimit paqësor të pushtetit presidentit të ri, dhe shpresat për Obamen që kjo ardhje nuk do të shënoje fillimin e një Amerike pa probleme racore nuk janë realiste. Pavarësisht se ka thejksuar se është bërë mjaft ende sipas tij nuk është situata ku duhej të ishte.

Por ndërkohë ka vlerësuar se është detyra e të gjithëve që të sigurohemi se qeveria mund të ndihmoje në sfidat e shumta me të cilat përballet vendi, duke mos lënë pa përmenduar as faktorin ekonomik e as elementet e demokracisë, për të cilat solidariteti është thelbësor si për tu ngritur ashtu edhe përballuar vështirësitë.

Presidenti u shoqërua nga zonja e pare Michel e vajza e madhe Malia e Auma motra e tij nga Kenia. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe Nënpresidenti Joe Biden, anëtarë të stafit të tij si dhe mbështetës e bashkëpunetorë të fushatave të mëparshme.