KRYEFAQJA » LAJME » BARBARA LATORRE, LIONEL MESI NË VERSIONIN FEMËROR
BARBARA LATORRE, LIONEL MESI NË VERSIONIN FEMËROR

BARBARA LATORRE, LIONEL MESI NË VERSIONIN FEMËROR

Ka Lionel Mesi, por ka edhe Barbara Latorre. Duket se në klubin e Barcelonës, talenti dhe driblimet e pazakonta janë kthyer në institucion. Futbollistja e katalanëve, Barbara Latorrre, ka shënuar ditët e fundit një gol të jashtëzakonshëm, duke i bërë një sfidë yllit argjentinas të skuadrës së meshkujve.

Vetë futbollistja ka rrëfyer pas ndeshjes se gjithçka ndodhi rastësisht, teksa mori topin nën kontroll dhe u nis drejt portës. “Nuk e di sesi ndodhi, por e pashë veten para portës dhe shënova”, – ka shtuar ajo. Nuk dihet ende nëse Mesi e ka parë këtë gol dhe cili ka qenë reagimi i tij, por, natyrisht sfida këtë radhë po i përvijohet në trajtën e një femre.