KRYEFAQJA » LAJME » Barleti Volej, kampione e Shqipërisë në volejboll për femra
volejboll kampione e shqiperise barleti volej

Barleti Volej, kampione e Shqipërisë në volejboll për femra

Kupa e Shqipërisë në volejboll për femra është sërish pronë e Barleti Volej. Skuadra e drejtuar nga trajneri Hasan Gurabardhi ka mundur në finale Tiranën me rezultatin 3-1. Ndeshja është zhvilluar e bukur dhe me mjaft rivalitet. Fillimisht janë volejbollistet e Tiranës që luajnë më mirë dhe arrijnë të fitojnë setin e parë me rezultatin 25-21. Në të dytin lojtaret bardheblu kanë luhatje në organizim. Nga kjo përfitojnë universitaret e Marin Barletit që udhëheqin 4-1. gabimet në bllok dhe në pritjen e topit të parë nga ana e volejbollisteve të Tiranës bëjnë që të përfitojnë kundrështaret që fitojnë setin e dytë 25-18 duke e barazuar lojën në 1-1 me sete. Seti i tretë është më i bukuri i takimit. Tirana e nis mirë dhe udhëheq 8-3, më pas ekuilibër i plotë në fushën e Asllan Rusit 24-24. lojtaret e trajnerit Gorenxa nuk kontrollojnë emocionet e presionin dhe dy pikët e fundit i takojnë kampioneve në fuqi. 2-1 për Barleti Volej. Seti i katërt është në ekuilibër deri në barazimin 8-8. Më pas çdo gjë flet për kampionet që fitojnë setin e katërt 25-16 dhe krejt takimin 3-1. Finalja e Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra midis Barleti-Volej dhe Tiranës u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni shqiptar.