KRYEFAQJA » LAJME » Barleti Volej – Tirana, sonte në RTSH
barleti volley tirana rtsh sport volejboll

Barleti Volej – Tirana, sonte në RTSH

Pas meshkujve, që kanë luajtur enjten në mbrëmje aktin e parë të finales së “play-off”-it për titullin “kampion”, sonte luhet edhe takimi i parë finales së Kampionatit Kombëtar i Volejbollit për Femra. Ky duel final vë përballë njëra-tjetrës dy skuadrat që kanë rivalizuar në parket gjatë këtyre vitet e fundit, Barleti Volejin dhe Tiranën. Kjo sfidë, që do të luhet në sallën qendrore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt në kanalin RTSH Sport të platformës dixhitale të Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar si dhe në kanalin e dytë tokësor, TVSH 2. Barleti Volej, që drejtohet nga trajneri Hasan Gurabardhi, vjen si kampione në fuqi dhe, më së fundi, edhe si fituese e Kupës së Shqipërisë, ku në finale ka mundur pikërisht Tiranën. Por vajzat bardheblu të drejtuar nga trajneri Adrian Gorenca kanë ardhur duke e rritur lojën e tyre këtë sezon dhe pritet t’i bëjnë një sfidë të fortë kampioneve në fuq. Siç dihet “play-off”-i final konsiston në 5 ndeshje dhe skuadra që fiton 3 prej tyre shpallet “kampione”. Ndeshja e dytë luhet të hënën, më 25 prill, në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet.