KRYEFAQJA » LAJME » Basha: 26 vite më parë shqiptarët thyen perden e hekurt të diktaturës
amb_gjermane_90

Basha: 26 vite më parë shqiptarët thyen perden e hekurt të diktaturës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një deklarate përkujtoi 26-vjetorin e futjes në ambasada të qytetarëve shqiptarë. Basha thekson se fatkeqësisht ende shqiptarët janë me sytë drejt emigrimit, duke nënvizuar si shkaqe varfërinë dhe pasigurinë. Për kryedemokratin, Qeveria aktuale është më e korruptuara e 25 viteve demokraci, që ju grabit shqiptarëve sikundër tha, 1 miliardë euro në vit. Për Lulzim Bashën, ky 2 korrik, duhet të shërbejë si një thirrje për bashkimin e qytetarëve me qëllim largimin e regjimit të sotëm që e konsideron kriminal e të korruptuar.