KRYEFAQJA » LAJME » Basha akuza Ramës në Shijak: Ai harxhon për luks dhe miqtë e tij!
Basha pas Ramës në Shijak: Ai harxhon për luks dhe miqtë e tij!

Basha akuza Ramës në Shijak: Ai harxhon për luks dhe miqtë e tij!

Kreu i PD Lulzim Basha, ka akuzuar sërish kryeministrin socialist Edi Rama se po shpenzon vetëm për luks dhe për të favorizuar miqte e tij. Një ditë pas vizitës së zoti Rama në Shijak, zoti Basha mbërriti atje për tu takuar me strukturat e PD. Sipas kreut të PD “220 milionë euro që kanë shkuar për shpenzime luksi, .. 120 milionë të tjera ia ka dhënë miqve të vetë për punë publike, fasada, për buzëkuq që s’i hyjnë në punë as dreqit”. Zoti Basha premtoi se me ardhjen e PD në pushtet, paratë që sipas tij shkojnë sot në xhepat e një grushti miqsh dhe klientësh të Edi Ramës, do të shkojnë për të përmirësuar jetën e qytetarëve, për të hapur vende pune, për të subvencionuar fermerët dhe për të investuar në infrastrukturën bujqësore të lënë tërësisht në harresë. “Me paratë që Edi Rama u jep miqve dhe klientëve të tij, naftëtaret do kishin paga më të larta, fermerët subvencione, do kishte paga dhe pensione më të larta dhe qytetarëve nuk do t’u rritej çmimi i energjisë elektrike” tha kreu i opozitës së djathtë Lulzim Basha.
Një ditë më parë gjatë vizitës në qytetin e Shijakut për tu njohur me zbatimin e projekteve të Rilindjes Urbane, kryeministri Rama premtoi se ky qytet do të përfitojë dhe 9 projekte të tjera investimesh. Ai garantoi se do të marrin zgjidhje dy problemet e trashëguara si pronësia mbi tokën bujqësore, sistemi i ujitjes dhe kullimit.