KRYEFAQJA » LAJME » Basha, akuza Ramës për ndryshim të buxhetit
lulzim basha, rritja ekonomike, plan shpetimi

Basha, akuza Ramës për ndryshim të buxhetit

Kreu i PD Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama për ndryshim të buxhetit përmes një akti normativ, duke shmangur praktikën ligjore të kalimit të tij në komisionet parlamentare.

Në deklaratën publikuar përmes rrjetit social FB, kreu demokrat thotë se ndryshimet në buxhet nuk parashikojne asnjë qindarkë shtese ne fondet për ndihmën ekonomike ndersa ulin me 10% fondi për pagesën e papunësisë, nuk parashikohet asnjë fond për kompensimin e ish të përndjekurve politikë, ulen fondet për arsimin, shëndetësinë dhe burgjet, ulen fondet për investimet me financim të huaj dhe rritet borxhi publik për vitin 2016.

Në përgjigje të kësaj gjëndjeje, kreu demokrat ofron atë që e quan ‘plan shpëtimi për vendin’. Basha shkruan se në programin e PD , buxheti do të jetë pronë e shqiptarëve, jo plackë për tu ndarë sipas tekave. do të kete ulje taksash dhe shpenzimesh qeveritare, cdo fond do të shkojë për investime, për vende të reja pune, për paga e pensione më të larta, për zbutjen e varfërisë në vend dhe per një ekonomi të fortë e një të nesërme të sigurtë për të gjithë shqiptarët.