KRYEFAQJA » LAJME » Basha akuzon deputetin e PS Abazi
lulzim basha, pallatet tek zogu i zi, shkelje ligji

Basha akuzon deputetin e PS Abazi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar disa ndërtime të bëra pranë rreth rrotullimit të Zogut të Zi. Sipas Bashës këto janë ndërtime të paligjshme për të cilat ka një vendim prishjeje por që prej 3 ditësh janë shtuar me një kat pa leje.

“Një shkelje brutale e ligjit po ndodh në mes të Tiranës me lejen e Edi Ramës. Edhe pse godinat e paligjshme të oligarkut të tij Sadri Abazi tek Zogu i Zi, kanë vendim prishje, ai për 3 ditë ka shtuar një kat të tërë pa leje, dhe sot ka ngrehur skelat e po i vesh me xham. Mijëra njerëz kanë hyrë në burg këto tre vite dhe janë edhe sot në qeli për një avlli pa leje, apo një rregullim tjegullash. Po Sadriun pse nuk e zë ligji?” shprehet Basha.

Duke kërkuar që padrejtësitë të marrin fund Basha thotë se “Banda që qeveris bën ç’të dojë, të sunduarit, shqiptarët janë të ndaluar.”