KRYEFAQJA » LAJME » Basha akuzon Ramën për prishjen e marrëveshjes, por Meta thotë se jemi pranë miratimit
Basha akuzon Ramën për prishjen e marrëveshjes, por Meta thotë se jemi pranë miratimit
Foto arkivi

Basha akuzon Ramën për prishjen e marrëveshjes, por Meta thotë se jemi pranë miratimit

Njoftime kontradiktore rreth të ardhmes së Reformës në Drejtësi, pas takimit Basha – Meta të martën në mesditë. Kreu i PD të opozitës Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se ka prishur marrëveshjen e një dite më parë në takimin trepalësh. Ai foli për përpjekje ogurzeza për të shkatërruar konsensusin. Tashmë është e qartë se kush nuk e do reformën, tha zoti Basha për gazetarët. Kreu i PD tha se opozita do ta miratojë në parim reformën. Zoti Basha bëri të ditur se hollësitë do ti japi më vonë. Ai falenderoi zotin Meta përpjekjet e tij për konsensus dhe tha se ishte i gatshëm që nëse çështja nuk zgjidhej sot do të shkonte bashkë me të në Bruksel.
Por nga ana e tij zoti Meta tha pas takimit se jemi shumë pranë marrëveshjes. “Reforma në Drejtësi do të votohet” tha ai. Ju siguroj se të enjten në kuvend do të nis me këtë çështje thazoti Meta. Ai u shpreh për një vendim historik me konsensus siç e kërkon Komisioni i Venecias. “91 përqind e s hqiptarëve duan reformë” tha kreu i parlamentit. Basha më premtoi se votat e PD do të jenë për këtë reformë, shtoi zoti Meta.