KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Aleanca e vlerave ti kundërvihet aleancës së drogës
Por kjo deklarate e presidentit Nishani ka ngjallur habi tek kryeministri Rama I cili ka reaguar ne facebook me ironi. “ Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?! Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të Shqupit.”, shkruan Rama. Ndersa per te vertetuar te kunderten e pretendimeve te presidentit, kryeministri Rama ka publikuar dhe letren e sotme te Komisionerit Europian për Punët e Brendshme, Avramopulos te cilen e cileson “ kontributi ynë dashamirës për mbarëvajtjen e mbledhjes.”

Basha: Aleanca e vlerave ti kundërvihet aleancës së drogës

PD më e madhja e opozitës vazhdon ta konsiderojë si alarmante situatën e mbjelljes dhe tregëtisë së drogave në vend. Kreu i saj Lulzim Basha gjatë një takimi me anëtarë dhe përkrahës të Partisë Demokratike në Tiranë, tha se kryeministri Rama ka braktisur premtimet e bëra për bujqësinë, ndërsa tha me ironi se hashashi është kultura bujqësore që ai u ofron fermerëve shqiptarë. “Gënjen fermerët e shkretë të cilëve u premtoi rritje të subvencioneve dhe iu mori dhe subvencionet që kishin, për t’ua dhënë 11 miqve të tij, 220 milionë dollarë” tha zoti Basha. Kreu i opozitës akuzoi kryeministrin se është ai që ka në dorë kontrollin e mbjelljes dhe tregëtisë së kanabisit në vend. “Kanabisi mbillet në Shqipëri vetëm me lejen e Edi Ramës dhe vetëm me të licencuarit e Edi Ramës, se kushdo tjetër që del jashtë kooperativës së kanabisit të Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, goditet” tha zoti Basha.
Për demokratët në fund të mandatit, Edi Rama s’ka asnjë bilanc të qeverisjes së tij. “300 mijë vendet e reja të punës, shëndetësia falas, mbështetja e fermerëve, ulja e çmimit të energjisë dhe naftës, janë mashtrimet për të cilat Edi Rama duhet të japë llogari para shqiptarëve dhe jo të fshihet duke fajësuar të tjerët” tha kreu i PD. “Shqiptarët kërkojnë zgjidhje dhe ne kemi ofruar një rrugëzgjidhje që kalon përmes bashkimit të të gjithë qytetarëve të të gjithë faktorëve politik e shoqëror në një aleancë të madhe vlerash për t’ia kundërvënë aleancës së drogës të krimit dhe të korrupsionit” tha Lulzim Basha kreu i PD në opozitë.