KRYEFAQJA » LAJME » Basha ankohet tek Hahn: “Edi Rama i ka vënë tritolin demokracisë, drejtësisë së pavarur”
Basha: Qeveria në ditët e fundit

Basha ankohet tek Hahn: “Edi Rama i ka vënë tritolin demokracisë, drejtësisë së pavarur”

Ashtu sikurse pritej, opozita shqiptare është ankuar shumë për maxhorancën tek komisionerin për zgjerim në BE, Johanes Hahn. Kryetari i PD Lulzim Basha ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen në Shqipëri që sipas tij “është dramatike”. Zoti Basha kujtoi se dy vite më parë PE ka investuar sipas tij, “për të përfunduar një krizë parlamentare që nisi si rezultat i inkriminimit të parlamentit, i dhunës në Parlament kundër deputetëve të opozitës nga persona me rekorde kriminale që Rama kishte sjellë aty”. “Për shkak të moszbatimit të Gjykatës Kushtetuës, që është shenja e vdekjes klinike të shtetit ligjor, për shkak të mohimit të së drejtës kushtetuese, të vetmes të drejte të opozitës për të mbikqyrur qeverisjen që është ajo e komisioneve hetimore dhe për shkak të shkeljes së konsensusit për çështje politike, siç ishte ligji për nëpunësin civil, dhe mosofrimit të konsensusit për asnjë çështje të interesit kombëtar nga mazhoranca Rama-Meta, sot pas 2 vjetësh Shqipëria gjendet në të njëjtën situata” tha zoti Basha. Kreu i opozitës bëri përgjegjës drejtëpërdrejtë kryeiministrin Edi Rama. “Javët e ardhshme do të jenë vendimtare nëse ky ligj do të zbatohet në gërmë” tha kreu i PD. Ai akuzoi gjithashtu maxhorancën se ka ndaluar dialogun në drejtësi. “Mazhoranca …ka shpallur një rënie të republikës, asgjesimit të shtetit ligjor. Pra nuk është çëshjte dialogu, nuk është çështje negociate, kjo është një çështje vdekje klinike e shtetit ligjor në Shqipëri” tha zoti Lulzim Basha. “Pa zbatimin e dekriminalizimit demokracia është e rrezikuar… Edi Rama i ka vënë tritolin demokracisë, drejtësisë së pavarur” tha kreu i opozitës pas takimit me komisionerin Hahn.