KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Basha: Bujqësia, dështim i madh i Ramës
BASHA, lulzim basha, opozita, pd, bujqesi

Basha: Bujqësia, dështim i madh i Ramës

Për Lulzim Bashën kreun e opozitës së djathtë në Shqipëri, bujqësia është një prej dështimeve më të mëdha të kryeministrit të majtë Edi Rama . Në takimin me fermerë të Peqinit,  zoti Basha tha se fermerët janë rënduar me rritje taksash , të çmimit të energjisë , naftës dhe produkteve të tjera. Ai e konsideroi absurd sygjerimin e shefit të qeverisë bërë fermerëve për marrjen e kredive edhe pse iu kishte premtuar subvencione. Kryetari i PD tha se në projektin e së djathtës, bujqësia është konceptuar si sektor prioritar me rritje investimesh dhe akordimin e 100 milion eurove subvencione për fermerët. Në Peqin zoti Basha takoi edhe drejtues të strukturave të Partisë Demokratike. Sipas kryedemokratit me Ramën kryeministër nuk ka zgjidhje për situatën e krimit dhe të drogës, sikundër për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.