KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Bujqësia, prioritet. 100 milion euro në vit subvencione
bujqesia prioritet, lulzim basha ne cerne, punesim, programi pd

Basha: Bujqësia, prioritet. 100 milion euro në vit subvencione

Në qeverisjen e së djathtes, bujqësia do të jetë prioritare. Lulzim Basha i tha fermerëve të Çermës se 150 milionë euro do te jetë buxheti për bujqësinë, ku 100 milionë do të shkojnë për subvencionimin e fermerëve. Gjatë qeverisjes aktuale – tha Basha, – në këtë sektor nuk është investuar, pasi destinacioni i fondeve ndër të tjera, shkon për shpenzime luksi dhe bileta avioni, në vlerën e 95 milion dollarë çdo vit .

Gjatë vizitës së disa kompanive, Basha prezantoi projektin demokrat të liberalizimit të tregut dhe uljes së taksave për biznesin, që konsiderohet prej tij si gjenerator punësimi.

Nisur nga shqetësimi i të rinjve për mbylljen e filialit të Universitetit Bujqësor në Lushnjë, Basha garantoi ata për hapjen e të gjitha filialeve, duke u fokusuar tek rritja e cilësisë.