KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Basha: Buxheti i qeverisë Rama, buxhet antipopullor
Basha: Buxheti i qeverisë Rama, buxhet antipullor

Basha: Buxheti i qeverisë Rama, buxhet antipopullor

Kreu i PD në opozitë Lulzim Basha, ka paralajmëruar se buxheti i ri i qeverisë Rama synon “për t’i marrë shumicës e t’i japë pakicës”. Duke ë mërkurën pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, zoti Basha tha se të enjten në seancë parlamentare “Edi Rama do të paraqesë buxhetin e fundit, që do të jetë me rritje taksash”. “Ai që 3 vite më parë erdhi në pushtet me premtimin se shqiptarët do paguajnë më pak taksa, u ka marrë më shumë” kujtoi zoti Basha. Kreu i PD është i bindur se edhe rritja e pagave e pensioneve nga ana e qeverisë Rama është e papërfillshme. “Do i rrisë në prill, para se të marrë ndëshkimin me votë. Por, po i rrit pak. Një pensionist shqiptar do të ketë fuqi blerëse 7 përqind më të vogël se 3 vite më parë. Shqiptari mesatar do e ketë 15 përqind më të vogël fuqinë blerëse. Pra, në fund të qeverisjes së tij, do të ketë më pak punë dhe më shumë taksa” tha ai. Kreu i PD paralajmëroi se “Opozita nesër do të shpalosë në detaje këtë buxhet antipopullor për efektet që do të ketë për qytetarët. Alternativ jonë është e kundërta e kësaj që bën Rama. Do të ulim taksat, asnjë lek i qeverisë sime nuk do të shkojë për palma e luks” dha kreu demokrat.