KRYEFAQJA » LAJME » Basha: “Çështja Shullazi”, prokuroria të mos tërhiqet nga presioni i pushtetit
Basha: "Çështja Shullazi", prokuroria të mos tërhiqet nga presioni i pushtetit

Basha: “Çështja Shullazi”, prokuroria të mos tërhiqet nga presioni i pushtetit

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka kërkuar prokurorisë që të hetojë “Çështjen Shullazi” dhe të mos tërhiqet nga presioni i pushtetit. Në një deklaratë për mediat zoti Basha tha se ndërsa “Shqipëria është më e lehtësuar me arrestimin e kapobandës Shullazi”, “Rama po bën çdo përpjekje për të larguar vëmendjen e opinionit publik rreth lidhjes së tij me Emiljano Shullazin…”. Zoti Basha ka vlerësuar se ishte denoncimi i opozitës dhe partnerëve të SHBA-së, dhe një grup prokurorësh me integritet, të cilë ndaluan Shullazin. Sipas kreut të PD, kjo parti ka denoncuar prej tre vitesh, por ishte i pamundur arrestimi i kapobandës së krimit, që ishte i lidhur në mënyrë të pazgjithshme me shtetin. “Vetëm për këtë, ai ka ndaluar reformën në drejtësi, Byronë Kombëtare të Hetimit, sepse donte ta kontrollonte me krimin” akuzoi zoti Basha kreun e maxhorancës Rama.