KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Dialog dhe konsensus politik e shoqëror për të kaluar krizën
Basha: PD mbështet propozimet e ndërkombëtarëve

Basha: Dialog dhe konsensus politik e shoqëror për të kaluar krizën

Kreu i opozitës së djathtë Lulzim Basha propozon një dialog shumplanësh për të kaluar krizën e shumfishtë sipas tij që po kalon Shqipëria. Duke folur në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, në një tryezë organizuar nga Fondacioni “Për Liri dhe Demokraci” zoti Basha konstatoi se “… aktualisht kemi një Shqipëri të flustruar, të zemruar, të pa sigurtë dhe pas 25 vitesh”. “Ne së bashku duhet të shohim edhe një herë ku mund të bashkohet konsensusi yne politik dhe shoqëror, vlerat që na bashkojnë dhe  nuk na ndajne për të kaluar një krizë të rëndë politike, ekonomike dhe shoqërore që ka mbërthyer vendin” tha udhëheqësi i opozitës. Sipas tij “Duhet një dialog i gjërë në rrafshin politik edhe më gjërë, një reformë elektorale, një reformë kushtetuese për të garantuar një demokraci të arrirë dhe mbi të gjitha, vlera bie mbi dialogun si mundësia e zgjidhjes” tha kreu i PD Lulzim Basha.

Deklaratat e zotit Basha vijnë ndërsa 2 ditë më parë opozita e djathtë ka nisur protesta të forta, për ta detyruar qeverinë e majtë të kryeministrit Rama të japi dorëheqjen, të krijohet një qeveri teknike dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Por nga ana e tij kryeministri Rama ka deklaruar disa herë se në situatë të vështirë ndodhet opozita dhe jo Shqipëria, duke e përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlametare. Pak muaj më parë Shqipëria mbajti zgjedhjet lokale, rezultati i të cilave ishte edhe më i thellë se në vitin 2013, kur e majta erdhi në pushtet.