KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Basha: Do ul taksat! PS: Basha i pabesueshëm!
Basha: Do ul taksat! PS: Basha i pabesueshëm!

Basha: Do ul taksat! PS: Basha i pabesueshëm!

Kreu i opozitës së djathtë Lulzim Basha akuzoi qeverinë e majtë të kryeministrit Edi Rama për fitime të paligjshme, ndërsa sillet dhunshëm me qytetarët e saj. Zoti Basha ishte në Fier ku deklaroi se vetëm nga vënia në përdorim e rafinerisë së naftës kanë fituar në mënyrë të paligjshme rreth 100 milionë dollare. “30 milionë dollarë TVSH e papaguar vetëm në ato muaj në fund viti që u ndez rafineria. Vetëm me këtë vjedhje me një dorë, 3 muaj nga 30 milionë dollarë janë shtuar kontot e oligarkëve të lidhur me qeverinë” tha zoti Basha.
Në vazhdën e premtimeve të tij nëse demokratët vijnë në pushtet, zoti Basha premtoi ulje të mëdha taksash. “Për biznesin e vogël do të marrim dy masa. Së pari do të rrisin nivelin e biznesit deri në 12 milionë lekë. Së dyti do ta taksojmë me 4 fasha. Kush ka xhiro deri në 2 milionë do të paguajë 10 mijë lekë të reja në vit. Kush ka xhiro deri në 12 milionë nuk kalon 60 mijë lekë. Në një vend të dukshëm do të vendoset një pullë fiskale dhe kjo do të jetë tabelë ndalim kalimi për tatimorët dhe inspektoriatet që po u marrin shpirtin bizneseve” tha kreu i opozitës. Njv premtim tjetër ishte  ulja e cmimeve për energjinë elektrike. “Ulet TVSH e energjisë me 15 përqind për bizneset dhe me 19 përqind për familjaret. Dhe sot dua të konfirmoj vendimin tonë, vendosmërinë time për të falur pa kusht të gjithë kamatvonesat” tha zoti Basha. Sipas kalkulimeve të opozitës këto masa kushtojnë rreth 650 milionë euro, ajo mendon se do të ishte më mirë që këto para tu mbeten biznesit dhe qytetarëve, se sa qeveritarëve të korrupuar.
Por ka ardhur menjëher reagimi i PS. Deputetja Olta Xhacka e quajti ë pabesueshëm kreun e PD-së. “Si ministër i Transporteve Lulzim Basha do të mbahet mend, për skandalin e korrupsionit, mbi 240 milionë euro vjedhje. Si ministër i Jashtëm Lulzim Basha do të mbahet mend për tradhëtinë kombëtare, që u shiti detin fqinjve. Si ministër i Brendshëm do të mbahet mend për vrasjen e 4 qytetarëve të pafajshëm në mes të bulevardit të Tiranës. Kurse si kryetar i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha do të mbahet mend si mashtruesi dhe dembeli më i madh, që në 4 vjet bëri veç zullume dhe skandale me lejet e ndërtimit. Prandaj Lulzim Bashën nuk mund ta besojë dot sot askush. Premtimet e tij nuk bëjnë asgjë, veçse kthejnë Shqipërinë mbrapa në kohën e borxheve të mëdha dhe të krizës ekonomike” tha deputetja e PS-së, Olta Xhaçka.