KRYEFAQJA » LAJME » Basha: E vetmja kontratë që respekton Edi Rama është ajo me krimin
Basha: E vetmja kontratë që respekton Edi Rama është ajo me krimin

Basha: E vetmja kontratë që respekton Edi Rama është ajo me krimin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, vazhdon edhe më tej të shtojë akuzat ndaj kreut të qeverisë Edi Rama. Duke folur nga Librazhdi, ku u takua me anëtarë dhe përkrahës të PD zoti Basha tha se gjithçka që po ndodh, është në funksion të kapjes së zgjedhjeve të ardhshme. “Ne duhet të garantojmë proces të lirë zgjedhor. A ka proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor me Edi Ramën kryeministër? A mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me Edi Ramën Kryeministër, me Saimir Tahirin ministër të Brendshëm?” pyeti zoti Basha “Me dy persona që e kanë lidhur ekzistencën e tyre politike me krimin dhe drogën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sepse ata e kanë lidhur veten e tyre me krimin dhe drogën pikërisht për të prishur zgjedhjet, pikërisht sepse kanë frikë nga vota e qytetarëve” shtoi kreu i PD.
Në takim me banorë të Përrenjasit zoti Lulzim Basha u ndaj në situatën ekonomike në vend. Sipas tij kryeministri Rama gjithshka e ka vënë në dispozicion të kriminelëve me t% cilët po bashkëqeveris. “Që prej ditës së parë që është ulur në atë karrike, mirënjohjen s’e ka me qytetarët, e ka me kriminelët që e bënë Kryeministër dhe i bëri deputetë, që e mbështesin dhe i bëri kryetarë bashkish, drejtorë të mëdhenj. Ai ju ndihet borxhli atyre dhe paktin e ka të lidhur me ta” tha zoti Basha. Ai përsëriti deklaratat tashmë të njohura se “Droga është produkt i kriminalizimit të administratës dhe të dyja bashkë janë pjesë e planit të Edi Ramës për të marrë dhe për të mbajtur pushtetin”.